Kokëdhima: Do e përmbysim Ramën. Do marrim pushtetin

Kreu i Lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima deklaroi sot se lëvizja politike që ai drejton do të përmbysë qeverinë e Edi Ramës.

Në një intervistë dhënë për Ora News, Kokëdhima tha se klasa e sotme qeverisëse ka dështuar dhe duhet të vijnë njerëz të rinj, me ide të reja për të ndryshuar vendin.

Kreu i Zgjidhja, shtoi se lëvizja e tij politike po promovon njerëzit e duhur për të marrë në dorë drejtimin e vendit. “Kjo klasë që është sot në drejtim duhet përmbysur dhe ne do ta përmbysim”,- tha Koço Kokëdhima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koço Kokëdhima, ka folur për çështjen që ditët e fundit tronditi politikën shqiptare. Vendimi i marrë për ish-ministrin Tahiri, nga mazhoranca dhe Rama, sipas tij është një vendim që vetëm shkatërron imazhin e vendit. Në vijim Kokëdhima ka thënë se Rama ka marrë fund politikisht dhe është përgjegjës për shkatërrimin e imazhit të vendit. Më tej ai tha se ZGJIDHJA e denoncoi me kohë këtë të keqe, së bashku me paratë e krimit me të cilat u blenë zgjedhjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1115402065251581/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?