FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kokëdhima kundër Lu dhe Vlahutin për reformën: I bënë deputetët si punëtorë krahu, kjo është Ambasadorokraci!

Teksa ka folur për Reformën në Drejtësi, ish-deputeti Koço Kokëdhima është shprehur kundër rolit dhe qëndrimeve që kanë mbajtur ambasadorët Lu e Vlahutin në procesin para votimit.

Kokëdhima e ka quajtur të papranueshme faktin që dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin shkuan në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI.

Kokëdhima ishte kundër edhe për faktin që dy ambasadorët zhvillonin takime veçmas me deputetë të ndryshëm për t’i bërë presion që të votonin reformën në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkojnë ambasadorët nëpër grupe parlamentare dhe i marrin e i shantazhojnë deputetët i trajtojnë si punëtorë krahu. Nuk zgjidhen ambasadorët nga populli shqiptar dhe duhet të ketë respekt për përfaqësuesit e popullit”, ka thënë Koço Kokëdhima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë këtë proces dhe mënyrën se si ambasadorët kanë bërë punën e tyre, ish-deputeti e ka quajtur ambasadorokraci./opinion.al/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?