FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komenti Sorecës për Ramën, Kryemadhi: Kryeministri dhe qeveria nuk kanë një plan vaksinimi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për deklaratat e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca lidhur me vaksinimin dhe ndihmat nga Bashkimi Europian. Soreca deklaroi se Shqipëria nuk ka një plan për vaksinat dhe ndihma nga BE nuk i ka munguar.

Kryemadhi shprehet se Shqipëria nuk ka një plan vaksinimi dhe tashmë dhe ndërkombëtarët po e thonë hapur një fakt të tillë. “Kur vija rrugës tani nga Shkodra, lexoja prononcimin e ambasadorit të delegacionit të BE-së, që ndihej i habitur nga sulmi i drejtpërdrejtë i kryeministrit ndaj tyre. Normal që unë si Monikë jam shumë dakord që ne duhet të kemi identitetin tonë si komb, si vend, si shtet, por edhe për t’u përgjigjur me fakte. Atë që ai ngrinte ishte që thoshte që jam i habitur që kryeministri thotë që pse BE-ja nuk na ndihmon për vaksinat, kur Shqipëria nuk ka një plan për vaksinimin, gjë që është shumë e rëndësishme”,- deklaroi Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e LSI-së në njësinë administrative Dajt të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?