Komiteti i Stabilizim Asocimit, Pollo kërkon zëvendësimin e Tahirit, Ruçi cakton Hysin

Vasilika Hysi do të zëvëndësojë Saimit Tahirin në Komitetin Kombëtar të Stabilizimin Asocimit. Punimet e Komisionit nisin të hënën në Tiranë. Kërkesën për zëvendësimin e bëri Genc Pollo që në nisje të seancës, por pa ditur që Ruçi e kishte marrë këtë vendim tashmë.

Genc Pollo: Ditën e hënë fillon punimet në Tiranë komisioni i stabilizim asocimit midis Kuvendit dhe PE. Vërej që në delegacionin e Kuvendit është ende anëtar Saimir Tahiri, si përfaqsëues i grupit socialist që nga vjeshta e kaluar. Është edhe fotoja e tij në faqen e Kuvendit. Nuk po numëroj mëkatet e Tahirit.Do ju kërkoja që kompetencën tuaj si kryetar dhe por dhe anëtar i grupit socialist të shqyrtonit mundësinë e zëvendësimit të tij dhe të njoftimit të seancës plenare sot ose deri ditën e dielë në mënyrë që të kemi një problem më pak në mbledhjen e së hënës me eurodeputetët.

Gramoz Ruçi: Je nxituar, nuk ke pritur deri në fund të njoftimeve që do të bëj zoti Pollo. Me propozim të kryetarit të grupit të PS, kam caktuar Vasilika Hysin anëtare të Komitetit Kombëtar për Stabizilizim Asocimin, urdhër që ka dalë që në datën 5.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?