FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kongresi i PS-së, shkarkohen kryetarët e degëve

Në kongresin e Partisë Socialiste është miratuar vendimi për të ndërprerë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve e degëve të partisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tha se brenda prillit do të miratohen rregullat për zgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe procesi pritet të përfundojë brenda qershorit.

“Kemi për të miratuar vendimin që u miratua në asamblenë që ka të bëjë me ndërprerjen e mandatit 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë. Brenda 30 prillit do të miratohen rregullat për përzgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve dhe ky proces do të përfundojë brenda qershorit. Kërkoj që meqë janë marrë masat për votimin, kërkoj që deputetët, kryetarët e partisë, anëtarët e asamblesë, drejtuesit politike të marrin masa që të gjithë të shkojnë të marrin pjesë në votim”, u shpreh Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai iu drejtua delegatëve duke thënë: Jeni dakort me miratimin e këtij vendimi. Atëherë vendimi quhet i miratuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?