Konstitucionalisti Hazizaj: Nuk ekziston mundësia ligjore që të krijohet Gjykata Kushtetuese

Debatit të madh se kur dhe si do të krijohet Gjykata Kushtetuese e cila mund të gjykojë vendime të rëndësishme të Presidentit, parlamentit apo të institucioneve të tjera në vend i ka dhënë një përgjigje shteruese Konstitucionalisti Sokol Hazizaj.

Ai i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijohet, sepse 3 institucionet që duhet të propozojnë nga 3 anëtarë janë në ngërç. Sipas tij, “nuk ekziston asnjë lloj mundësie ligjore dhe kushtetuese që të krijohet Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese parashikohet prej 9 anëtarësh. 3 nga Kuvendi, 3 nga Presidenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë, që vijnë nga KLGJ. Ne nuk kemi Gjykatë të Lartë. Ne jemi duke shkarkuar Presidentin dhe Kuvendi nuk funksionon. Me çfarë do të krijohet Gjykata Kushtetuese”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?