Kontratat e incineratorëve, Ahmetaj i përgjigjet PD: Broçkulla, ku e patë firmën time?
Ministrisë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj foli në Kuvend sot për projektligjin për Këshillin Ekonomik Ndërkombëtar.
Gjatë fjalës së tij, ministri nuk la pa sulmuar as opozitën pas akuzave të kësaj të fundit për kontrata të fshehura në lidhje me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës.
“Boll folët broçkulla, nxirrni kalamaj në foltore e flisni broçkulla. Është problem që duhet ndërmarrë një reformë? E nisi Ministria e Mjedisit në vitin 2013, dhe sot e falenderojnë qytetarët. Dhe na vini me kontrata të fshehura, pastaj, po ku është firma ime aty? Ku është? ,” është shprehur Ahmetaj.
Më herët drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion të Partisë Demokratike, Lealba Pelinku, ka publikuar kontratat e fshehura nga qeveria për inceneratorët e Fierit dhe Tiranës.
Sipas Pelinkut ndërtimi i 3 fabrikave për djegien e plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë është një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë së Edi Ramës.
KOHA JONË SONDAZH

