FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koronavirusi kap Shkodrën, raste të reja nga kjo zonë

Nuk ndalon në Shkodër, koronavirusi. Raste të reja. Me sa duket kjo fundjavë dhe java e ardhshme do tregojnë se sa lart po rriten rastet me koronavirus në vend.

Shkodra po kthehet në një vatër të re ku përhapja e COVID-19 sa vjen e po rritet. Rastet e reja u përkasin rretheve familjare rë infektuara fillimisht.

Nga 20 testet e kryera një ditë me parë nga shendeti publik, 9 rezultuan me Covid-19. Epidemiologët po gjurmojnë kontaktet e këtyre pacienteve. 6 janë anëtarë të familjes së pacientit nga Dobraci dhe 3 të gruas nga Kirasi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë në shkallë qarku në Shkodër (Shkoder + Puke) numri i të infektuarve shkon në 35.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje zyrtarisht u raportua se numri i të infektuare në të gjithë Shqipërinë ishte 304 dhe 17 viktima.

Vetë Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino udhëtoi drejt Shkodrës per të inspektuar hetimin epidemiologjik.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?