Kotzias: Muajin e ardhshëm zhvillime pozitive me Shqipërinë

Duket se pas firmosjes së marrëveshjes me Maqedoninë për çështjen e emrit, Shqipëria do shoh dritë jeshile. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka folur edhe për negociatat me Shqipërinë, duke u shprehur optimist.

Numri një i diplomacisë  greke i ka thënë gazetarëve grekë se “muajin e ardhshëm do të kemi zhvillime pozitive edhe më Shqipërinë”. 

Ministri grek duket se parashikon që të mbyllen edhe negociatat me palën shqiptare, të cilat zgjatën gati 7-8 muj dhe të finalizohen me firmosjen e marrëveshjes mes dy kryeministrave, Tsipras dhe Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat e Kotzias u bënë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?