Kotzias zbardh bisedimet me Bushatin: Çështja çame nuk ekziston
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se çështja çame nuk përbën objekt diskutimi me palën shqiptare.
Në përgjigje për deputetin e opozitës Kumutsakos, kryediplomati grek është shorehur: Kemi një përmiresim spektakolar të klimes në marrëdheniet greko-shqiptare.
“Nuk ekziston çështja çame dhe nuk ishte temë e diskutimit mes dy palëve. Bisedimet me ministrin Bushati u përqendruan në çështje të pazgjidhura në 70 vitet e fundit dhe kemi përparuar për gjetje të zgjidhjeve të qëndrueshme. Ka përmirësim në marrëdhëniet greko-shqiptare nga dialogu i vazhdueshëm”- ka thënë Kotzias, njofton gazeta greke ‘Kathimerini’.
Kujtojmë se Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh, në Kretë në nëntor 2017 dhe në qytetin e Korçës javën e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

