KQZ ndan fondin për partitë politike – Mori mbi 10 mijë vota, përfiton edhe LIBRA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet të hënën për të shpërndarë fondin prej 186 milion lekësh që buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion të partive politike parlamentare të dala pas zgjedhjeve të 18 qershorit të vitit të kaluar. Sipas ligjit “Për partitë politike”, 70% e fondit, e parashikuar si mbështetje financiare për partitë, shpërndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar; 20 % e fondit ndahet në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare, ndërsa 10 %, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 % të votave në shkallë vendi. Në raportin e KQZ-së për mbledhjen e radhës bie në sy fakti se pjesën më të madhe të këtij fondi e merr Partia Socialiste si fituese e vetme e zgjedhjeve, e cila merr konkretisht,  85.065.992 lekë të reja. Ndërsa, PD merr 51.808.975 lekëtë të reja, LSI-ja merr 26.160.224 lekë të reja. Po ashtu përfituese është edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Ndërkohë, përfituese nga ky fond I KQZ-së është edhe Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit, e cila përfaqësohet në Kuvend nga deputeti Tom Doshi. Po ashtu, përfituese është edhe forca politike që u krijua nga ish-lideri i saj Ben Blushi, e cila pavarësisht se arriti të ketë ndonjë deputet në Kuvend për shkak se ajo mori mbi 10 mijë voat në zgjedhjet e 2017-ës do të përfitojë një fond prej 6.570.833 lekësh të reja.

Raporti i plotë i KQZ-së

Në zbatim të Nenit 15/2, pika 2, gërma e të Ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore, Ligji nr.109/2017, “Per buxhetin e vitit 2018”, ka parashikuar fondin prej 190 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2018. Neni 19, pika 2, e Ligjit “Për partitë politike”, i ndryshuar, percakton rregullat sipas së cilave bëhet shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike: 70 për qind, sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në Kodin Zgjedhor; 20 për qind, në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare; 10 për qind, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi. Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parlamentare. Shuma totale që përfiton secila parti politike si mbështetje financiare për vitin 2018, është shumatorja e të gjitha shumave që rezulton nga llogaritjet e mësipërme duke zbritur sanksionet administrative me gjobë, vendosur nga KQZ, në zbatim të Ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar, përkatësisht: për Partinë Socialiste 1 milionë lekë Vendimi i KQZ-së nr.576, datë 12.12.2017, për Partinë Demokratike 1 milionë lekë Vendimi i KQZ-së nr.578, datë 12.12.2017, për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim 1 milionë lekë Vendimi i KQZ-së nr.577, datë 12.12.2017, Partia Socialdemokrate 1 milionë lekë Vendimi i KQZ-së nr.579, datë 12.12.2017. Për këto arsye KQZ vendos të shpërndajë fondin prej 186 milionë lekë, partive politike, për vitin 2018

Swiss Digital Desktop Reklama

Fondi që përfitohet

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Partia Socialiste e Shqipërisë             85.065.992
  2. Partia Demokratike                         51.808.975
  3. Levizja Socialiste për Integrim 26.160.224
  4. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 10.107.290
  5. Lista e Barabartë                         6.570.833
  6. Partia Socialdemokrate             6.286.685

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?