KQZ regjistron koalicionin ”Shtëpia e Lirisë”, por nuk njeh Berishën

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, komisioniri Ilirjan Celibashi tha se koalicioni ”Shtëpia e Lirisë” ka legjitimet të plotë, duke rrëzuar pretendimet e PD-së. Por nga ana tjetër, KQZ-ja nuk ka pranuar që grupi i Rithimelimit të jetë pjesë e koalicionit, vetëm LSI dhe PDK.

”Konsiderojmë legjitime kërkesën në raport me afatin, këtë kërkesë që po e shqyrtojmë sot dhe në momentin që e kemi regjistruar, LSI figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor. Mendoj se pretendimi i PD-së nuk ka bazë ligjore sepse po e shqyrtojmë akoma. Ndaj vlerësoj që kërkesa e subjektit të LSI e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion një subjekt zgjedhor, në vlerësim tim ka legjitimitetin e plotë. Vendos të regjistroj kërkesën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë””.

Në shyrtimin e e kërkesës së LSI-së për tu regjistruar në koalicion me PDK-në e Nard Ndokës dhe lëvizjen e Sali Berishës, Celibashi tha se simbolet e PD nuk mund të pranohen në këtë koalicion sepse cenohet interesi i një force tjetër politike. Në fund ai e regjistroi koalicionin ”Shtëpia e Lirisë” vetëm me LSI dhe Nard Ndokën. PD-ja kundërshtoi e para regjistirmin e koalicionit. Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Marash Logu, tha se kjo kërkesë nuk duhet pranuar për disa arsye.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatët kanë dalë, dhe nga dita në ditë pritet të nisi edhe fushata zyrtarisht, por një gjë është e sigurt, përleshje mund të ketë brenda PD-së, ku Sali Berisha bashkë me aleatët e koalicionit ”Shtëpia e Lirisë”, kërkojnë fitore në të gjashtë bashkitë. Fushata do të jetë e ”egër”, dhe nëse dy veta përleshen, një i tretë fiton dhe në këtë rast i treti është PS-ja. Nga tensionet dhe përleshja që pamë në selinë blu, sherri do të zhvendoset në terren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër pikë që mund të penalizojë PD e drejtuar nga Lulzim Basha, është se aleatët nuk janë pjesë e garës, dhe se ende nuk janë shprehur se kë kandidat do të mbështesin. Zhvillime të forta priten në ditën në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?