FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreshnik Spahiu: Ta zbojmë kryebashkiakun kurvar dhe kryeministrin gomar

Kryetari i partisë Aleanca Kuqezi, Kreshnik Spahiu, po shfaqet së bashku me strukturat e lëvizjes politike që drejton shumë aktiv në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Qarkun e Dibrës.

Në disa statuse në FB, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj bashkie të votojnë koalicionin që mbështet kandidatin e Partisë Demokratike, Shefredin Shehu.

Në fotot e postuara, Spahiu shfaqet në takime me qytetarët në këtë zonë, në mbështetje të kandidatit të koalicionit ku është përfshirë edhe partia që udhëheq.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qindra aktivistë, derë më derë për të fituar Bashkinë e Dibrës. AK + PD do të zbojnë kryebashkiakun kurvar dhe kryeministrin gomar. Kuqezi me plisa, t’i rrëzojmë këta pisa”, shkruan Kreshnik Spahiu, në kuadër të fushatës që po bëhet në Dibër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?