FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i Shtetit, thirrje qytetarëve: Krimi zgjedhor godet dhe dhunon vullnetin e zgjedhësit. Denonconi çdo veprim të paligjshëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve nga Durrësi të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm që ka të bëjë me krimet zgjedhore.

Presidenti Meta deklaroi se i ka hapur rrugë kësaj nisme për të realizuar një proces zgjedhor transparent dhe sipas standardeve europiane.

I ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen nismës ‘denonco krimin e zgjedho’r, ku çdo qytetar mund dhe duhet të demaskojë çdo veprim që përbën shkelje të së drejtës themelore të votës. Krimi zgjedhor godet dhe dhunon vullnetin e zgjedhësit, përdhos Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të drejtat, liritë dhe vlerat universale që mbrohen prej saj ku çdo e drejtë buron pikërisht nga vota e lirë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Rreziku i intimidimit të votuesit, shitblerjes së votës është prezent. Duhet të bëhemi barrikadë për këto veprime të papranueshme në një vend demokratik.
Ndaj i kam hapur rrugë kësaj nisme për të realizuar një proces transparent dhe sipas standardeve europiane.
Prej dy ditësh kemi vendosur në dispozicion të të gjithë qytetarëve një dritare për të denoncuar. Kjo dritare shfaqet në faqen e Presidentit të Republikës. I ftoj qytetarët të mos hezitojnë, të mos tremben, por të denoncojnë me kurajë çdo veprim të kundraligjshëm,- tha Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?