Kryemadhi: “27 janari”, fillimi i betejës që rrëzon Edi Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dy ditë pas protestës së frontin opozitar përballë kryeministrisë, në një konferencë për shtyp, paralajmëroi se tubimet do të vijojnë deri në largimin e Ramës nga pushteti.

Nga selia e LSI, Kryemadhi falenderoi “punonjësit e Policisë që nuk u bënë pre e provokimeve; po ashtu dënoj ato segmente që tentuat të intimidonin protestuesit duke i mbajtur me orë të tëra në kthim”.

Nga ana tjetër, protesta e së shtunës, është përcjellë me jehonë të madhe në shtypin ndërkombëtar, duke e cilësuar si një ndër protestat më madhëshore që ka parë vendi në 27 vite demokraci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo protestë madhështore nuk ishte parë në 27 vite në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Falenderoj të gjithë oganizorët.

Protesta e 27 janarit nuk është thjesht një parakalim para godinës ku gatuhet krimi, por për t’i treguar Edi Ramës se sapo ka filluar dhe se është beteja e gjithë popullit shqiptar kundër pabarazisë, mungesës së vendeve të punës, emigracionit, kundër kësaj klieke që pi varfëron.

Protesta e ditës së shtunës është fillimi sepse axhendën e opozitës tani e bëjnë shqiptarët dhe ata nuk do ndalen deri në largimin e tij.

Shqiptarët kanë vrarë frikës që Edi Rama instaloi duke blerë votën me paratë e drogës. Ata kuptuan se e keqja më e madhe e një vendi është Edi Rama dhe krimi i organizuar.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1511882152257855/?notif_id=1517225435590558&notif_t=live_video

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?