Kryemadhi bën denoncimin “bombë”: Kryeprokurori i Elbasanit, banda më e madhe! Mbledh vota për vëllain e tij…
Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku bëri një denoncim shumë të fortë, duke përmendur një prkuror në Elbasan.
Kryemadhi tha se ky person mbledh vota për vëllanë e tij dhe se është “banda më e madhe”.
“Kreshnik Ajazi, kryeprokurori, është banditi më i madh. Ai kërcënon dhe mbledh vota për vëllain. Ai ka shtypur një grua me makinë. Kërkohet dënim për babain e tij.
Ky është kryebanditi, po të kesh prokurori dhe polici, nuk kapen bandat.
Kur sheh se si një prokuror të përdor si vegël për të kërcënuar. Një hallexhi, një njeri që s’ka bukë të hajë, cfarë do bëjë?
Ne e dimë shumë mirë, po të ketë prokurori ose polici nuk ka banda. Këtë i kam thënë edhe ambasadores amerikane.
Ky ka edhe konflikt interesi, sepse duke qenë kryeprokuror i Elbasanit, ushtron presion mbi institucionet dhe bizneset për të marrë vota për vëllain e tij.
Unë nuk merrem me spaçatorë por me kokën. Prej kokën dhe mbaron”, deklaroi Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

