Kryemadhi: Burra më të zotë se Rama nuk i kanë mposhtur dot shqiptarët
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI-së Nr. 1 Tiranë deklaroi se protesta e 27 Janarit do të jetë mesazhi që shqiptarët do t’i japin qeverisë “Rama”.
Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se Shqipëria ndodhet në momente kritike për integrimin për shkak të keqqeverisjes. Ajo tha se qeveria aktuale nuk është e interesuar që vendi të eci para me integrimin.
“Sot diskutojmë nëse Shqipëria do të jetë një vend evropian, apo do të jetë një vend për identitet. Sot shqiptarët duan që të jenë sa më shpejt anëtarë të BE. Kjo është sfida që kanë shqiptarët, sepse po të jetë për qeverinë shqiptare Shqipëria nuk do të ishte kurrë në BE”,- tha Kryemadhi.
Ajo tha se beteja e LSI është për Shqipërinë europianë dhe shqipërinë e qytetarëve, “jo për Shqipërinë e të krorruptuarëve”.
Në fjalën e saj, kryetarja e LSI u ndal dhe situatën ekonomike dhe mungesën e investimeve. Ajo tha se në zgjedhje, Edi Rama bleu varfërinë e shqiptarëve për të marrë vota, por nuk do të mund të mposhtë dot qytetarët që kërkojnë të drejtat.
Ajo ka komentuar dhe akuzat që i bëhen LSI si forcë që ka frikë nga drejtësia.
“Nuk ka frikë LSI nga asnjë gjë. Kemi qenë në pushtet me PS dhe PD, por pushtetin e kanë pasur partitë e mëdha. Nuk ka qenë LSI pesë vjet kryeministër siç ka qenë Edi Rama dhe ka bërë koncesione”,- tha Kryemadhi.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1502108266568577/
KOHA JONË SONDAZH

