Kryemadhi në Elbasan: Rama, fasadë e bukur e një qeverie të shëmtuar
Në kuadër të mobilizimit dhe organizimit të protestës së thirrur nga opozita mesditën e 27 janarit në bulevardin para Kryeministrisë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka udhëtuar sot drejt Elbasanit, qark ku ajo ka marrë dhe mandatin e deputetes.
Në takimin e zgjeruar me strukturat e LSI-së në Elbasan, Kryemadhi deklaroi se në 27 janar protestohet edhe ndaj rinisë, e cila po nëpërkëmbët nga qeveria “Rama”.
Ndër të tjera kryemadhi u shpreh se kjo nuk është protestë politike, por e shqiptarëve kundër pabarazisë.
“Sot ju bëjmë thirrje nga Elbasani të gjithë shqiptarëve që më 27 janar të jenë pjesë e protestës së shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kjo nuk është protestë e opozitës, harrojini bindjet politike më 27 janar, është dita e ndërgjegjësimit të shqiptarëve për t’u zgjuar nga ajo pabarazi që ka pllakosur sot Shqipërinë, jo vetëm në jetën ekonomike e shoqërore, po një pabarazi jetësore në të cilën jetojmë sot”, tha Kryemadhi.
Sipas saj pa përkrahjen, pa vendosmërinë, pa entuziazmin, shpirtin e përkrahjen e njerëzve për të cilat sot jemi një parti parlamentare e fuqishme, një realitet politik, ka qenë një forcë politike që ka vendosur fatet e Shqipërisë dhe forcë stabilizuese, që ka krijuar stabilitet politik, ekonomik dhe në sigurinë kombëtare.
Kjo forcë politike sot kërkon po përsëri përkrahjen tuaj për të zgjuar shqiptarët nga gjumi i frikshëm i harresës në të cilën i ka përfshirë.
Kryemadhi u ndal edhe tek rasti i mësueses të prekur me kancer, duke ftuar Ramën të reagojë për të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje
“Nga elbasani dua të përshëndes Ramën për ndihmesën mësueses nga Rrësheni por do dëshiroja që ta bënte edhe për Mrikën nga Lezha, Thimi nga Gjirokastra, Petritin nga Kamza e qindra e mijëra të tjerë që janë të sëmurë e rrinë nëpër dyert e spitalit”, tha ajo.
Po ashtu, Kryemadhi u shpreh se qeveria “Rama”, eshte nje fasadë e bukur e një qeverie të shëmtuar dhe kriminale.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1502817473164323/
KOHA JONË SONDAZH

