Kryemadhi në Kombinat: Shteti duhet t’u dalë për zot banorëve! Beteja jonë nuk është me Ramën, por…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Kombinat, ku u njoh nga afër me shqetësimin e banorëve të kësaj zone, banesat e të cilave janë prishur nga tërmeti.
Kryemadhi tha se shteti duhet t’u dalë për zot banorëve me garanci juridike, në mënyrë që ata të kenë banesat e tyre.
“Unë jam e bindur se është në kuadër të fushatës elektorale. Që kur tha do bëjmë për 3 muaj spitalin, kur nuk e bëri për 8 vjet do ta bëjë për 3 muaj.
Ky merr në qafë jo vetëm veten, por edhe të tjerët që deri diku mund të jenë seriozë. Megjithatë beteja jonë nuk është as me Erion Veliaj dhe as me Edi Ramën, beteja jonë është si të sistemojmë njerëzve, t’u garantojmë shtëpi, t’u garantojmë bizneset e tyre përderisa janë taksapagues të rregullt.
Ajo që është e rëndësishme është që marrëdhënia nuk bëhet politike, po duhet garanci juridike që u del për zot banorëve, partitë e kryeministrat ikin dhe vijnë”, tha Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

