FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Nëse zgjedhjet zhvillohen sot i fiton opozita

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi beson se opozita në Shqipëri është në fuqi numerike dhe nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot, fitues do të ishin PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare, përballë Partisë Socialiste.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’, Kryemadhi sfidoi kryeministrin Edi Rama për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme. Ajo u shpreh kundër pretendimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se opozita me Ramën në pushtet nuk i fiton dot zgjedhjet.

“Nuk ndaj pothuajse të njëjtin mendim me Doktorin. Unë nuk e mendoj këtë gjë. Doktori ka shumë aryse për të menduar, për vetë faktin se si të gjitha institucionat janë kapur. Unë mendoj se zgjedhjet sot, por të jetë aq trim Edi Rama le t’i bëjë, i fiton opozita sepse është në fuqi numerike”, deklaroi Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?