Kryemadhi: Norvegjia, partner i rëndësishëm për rritjen ekonomike

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shpërndarë në rrjetin social facebook, foto nga takimi me ambasadorin e Novergjisë në vendin tonë.

Duke e falenderuar z.Sjaastad për pritjen, kryetarja e LSI-së e cilësoi Norvegjinë, si partnerin më të rëndësishëm për sa i takon rritjes ekonomike. Gjithashtu Kryemadhi dha lajmin se Norvegjia është e gatshme për të shtuar bashkëpunimin.

”Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, zotin Sjaastad. Norvegjia mbetet një partner i rëndësishëm për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ambasadori konfirmoi gadishmërinë për të shtuar bashkëpunimin midis dy vendeve”,-shkruan Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?