FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Qytetarët në Maqedoni dhanë mesazhin e tyre për perspektivën euroatlantike

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur referendumin për emrin në Maqedoni.

Në mesazhin e saj Kryemadhi thekson se qytetarët maqedonas ishin të qartë në perspektivën e tyre duke votuar pro emrit të ri, që do të thotë pro të ardhmes euroatlantike të vendit.

“Dëshiroj të përshëndes vullnetin e shprehur nga populli maqedonas për realizimin përfundimtar të marrëveshjes me shtetin fqinj Greqinë për çështjen e emrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët e Maqedonisë dhanë mesazhin e qartë për perspektivën e tyre euro-atlantike.

Swiss Digital Mobile Reklama

I takon politikës maqedonase të veprojë me maturi për realizimin e marrëveshjes me Greqinë dhe etapave të integrimit të vendit në familjen euro-atlantike”,- shprehet Monika Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?