Kryemadhi: Rama do prokurorin për Tahirin
Duke folur për zgjedhjen e një prokurori të Përkohshëm, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se mazhoranca ka një qëllim që ngutet të bëjë këtë zgjedhje dhe kjo lidhet me mbylljen e dosjeve që janë në proces kundër anëtarëve të qeverisë.
“Prokurori i përkohshëm do zgjidhet për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit dhe shumë të tjera që flenë në zyra. Kjo po bëhet për të rrëmbyer institucionin e postit të kryeprokurorit. 19 votat tona janë për të ndryshuar kompetencat dhe mënyrën e zgjedhjes së prokurorit. Por s’mund të presim shoqërinë civile dhe kandidatin e saj për KLD, pasi ajo varet direkt nga kryeministri. I vetmi që nuk do që reforma në Drejtësi të realizohet është Edi Rama”, u shpreh Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

