Kryemadhi: Rama të shpëtojë ose shqiptarët do ta ngrenë zgupthi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë mesazhe të forta nga takimi me strukturat në Elbasan. Ajo paralajmëroi vazhdimin e protestave, jo vetëm të studentëve. Kryemadhi i bëri thirrje kryeministrit ‘Edi Rama të shpëtojë veten dhe familjen e tij ose ndryshe do ta ngrenë zgupthi shqiptarët, gratë shqiptare’.

Kryetarja e LSI u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të partisë së saj, që edhe natën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, të dalin deri më derë për të folur me njerëzit, e për t’i zgjuar, në mënyrë që kjo klikë sipas saj, të rrëzohet.

“Çdo ditë pa ndalim, edhe natën e Krishtlindjeve e Vitit të Ri, nga mëngjesi në darkë, derë më derë me njerëzit për t’i sensibilizuar, me socialistët për t’i zgjuar e për ta përmbysur këtë klikë kriminale e cila çdo ditë e më shumë po ia pi gjakun shqiptarëve. Rama nuk ikën, do ta largojmë ne sepse shqiptarët janë ata që e ndjejnë dhimbjen më të madhe”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo deklaroi se studentët janë në të drejtën e tyre dhe se Rama mund të plotësojë kërkesat e tyre me 1/3 e parave që iu ka falur oligarkëve me miratimin e ligjit të ri për tatimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Studentët janë në të drejtë të Zotit, në të drejtë të tyre, janë kërkesat më minimale. Nuk pranon Edi Rama të plotësojë kërkesat e studentëve sepse e gjithë paketa është 100 mln euro, por ditën e enjte Rama i fali me qindra miliona euro 5 apo 10 vetave, oligarkë që nuk i kanë paguar buxhetit të shtetit. 1/3 e këtyre parave dalin që studentët shqiptarë të jetojnë si të gjithë studentët në Europë. Por Edi Ramës nuk i dhimbsen studentët shqiptarë dhe rinia shqiptare sepse nuk do kishte emigruar siç ka emigruar. Është shumë e thjeshtë urrejtja që ka Edi Rama për Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI foli edhe për ish-ministrat e LSI-së që votuan dje vettingun në politikë, duke i cilësuar të ndershëm dhe të pastër.

“Ata njerëz që votuan dje vettingun, ata njerëz të LSI-së që kanë qenë në pushtet dhe janë sot në LSI, janë të ndershëm dhe të pastër dhe janë dinjiteti ynë. Për të gjithë ata që e kanë përdorur si trampolinë LSI dhe sot janë pjesë e tepsisë, janë turpi i LSI-së. Ata që nuk votuan vettingun treguan që ata janë hajdutët, janë kriminelët, janë ata që nuk duan integrimin. Vota dje në parlament tregoi që PS është e kapur nga një sekt kriminal”, tha Monika Kryemadhi.

Ajo i premtoi studentëve se LSI nuk do të ndalet.

“Unë ju jap fjalën time dhe gjithë atyre djemve e vajzave që kanë qenë pjesë e protestave të studentëve që nuk do të ndalemi. Nuk do të ndalemi deri sa Edi Rama të plotësojë kërkesat e studentëve. Edi Rama o të shpëtojë veten dhe familjen e tij, ose shqiptarët do ta ngrenë zgupthi, jo burrat por gratë shqiptare sepse e kanë ndarë mendjen për të ndërtuar familjen e tyre në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?