Kryemadhi: Tahiri një hallkë e zinxhirit të krimit të komanduar nga Rama

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një lidhje në “360 Gradë” në Ora News, shprehet se mbrojtja e Tahirit nga mazhoranca do t’i kushtojë shumë shqiptarëve, teksa shton se Tahiri është një nga hallkat e zinxhirit të krimit të komanduar nga Rama.

Myftaraj: Nëse kërkoni në Parlament që të kërkohet komision hetimor antimafia sepse aty është një hetim antimafia. Nëse në Veprimtari ka grup kriminal, në Shqipëri ka organizatë kriminale. Kërkoni komision antimafia në Parlament në mënyrë që SPAK-ut të mbesë në derë.

Kryemadhi: Zt.Myftaraj ka shumë të drejtë por klasa politike shqiptare është me komplekse shumë të mëdha nga sugjerimet e ndërkombëtarëve. Marrim 7-8 iniciativa dhe nuk përfundojmë asnjërën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadorët ndërrohen në 2-3 vjet dhe ndërrohet edhe metodologjia. Na duhet të dekriminalizojmë politikën, median dhe shoqërinë shqiptare, e cila po asfiksohet çdo ditë e më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lesi: A keni plan për të vijuar protesta apo të vazhdoni me fjalime.

Kryemadhi: Njerëzit duan edhe besim. Së pari ju duhet të besoni që kjo opozitë ka marrë rolin e një opozite të vërtetë. Shqipëria ka nevojë edhe për një mazhorancë të vërtetë, ashtu sikurse ka nevojë për një opozitë shumë të fortë. Ne kemi filluar bashkëpunimet për krijimin e një fronti opozitar kundër krimit të organizuar. Po krijohet një grup pune e cila do të shtrihet hap pas hapi në veprimtari dhe aksion politik sipas kushteve dhe rakordimeve. Jo vetëm partitë politike por edhe shoqërinë civile jo ajo e kapura.

Zheji: Zonja Kryemadhi, keni deklaruar që Rama është i frikësuara i madh dhe e dyta sa do t’i kushtojë kësaj mazhorance Saimir Tahirit?

Kryemadhi: Para se të mblidhej komisioni, Rama tha se Saimir Tahiri qenka një dru i shtrembër dhe sot nuk është. Sigurisht që Rama është i frikësuar, sepse çështja Tahiri është një nga hallkat e zinxhirit të krimit të komanduar nga Rama. Jam e bindur që gjithë shqiptarët e dinë më mirë se çfarë kanë ndodhur.

Për sa i përket titullit të emisionit tuaj, mbrojtja e Tahirit nuk i ka kushtuar mazhorancës, i ka kushtuar të gjithë shqiptarëve. Dhe nuk ka të bëjë fare me zt.Tahiri, sepse zt.Tahiri është një nga pagatorët e zt.Rama.

Kjo është një çështje që do t’u kushtojë shqiptarëve në brezat që vijnë. Shqiptarët janë në udhëkryq shumë të rëndësishëm. Do të vazhdojnë të jenë argatët e krimit dhe të bandave, por populli më i vjetër në Evropë, krenar dhe dinjitoz me atë fukarallëkun e tyre.

Myftaraj: Zonja Kryemadhi, çfarë ndjetë ju që një vajzë 21 vjeçare dibrane në Parlamentin shqiptar, e bija e një njeriu që ka marrë personalisht licencën e drogës për Dibrën, nga vetë Edi Rama ka ndarë licencat e drogës, votoi për të mbrojtur Saimir Tahiri, megjithëse nuk është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo është mafia politike. Ne e dimë me emër dhe mbiemër. Ajo skenë që kryeministri bëri me gazetarët është vetëm në filmin e Al Kapone.

Kryemadhi: U bënë disa vite që jam pjesë e politikës. Kam qenë në rresht të tretë apo të katërt dhe asnjëherë në vend të parë. Si grua dhe si nënë, secili nga ne duhet të mendojë me shpirt që të bëjë diçka për këtë vend. Në radhë të parë do të kërkoja nga mediat dhe ish-politikanët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?