Kryemadhi: Viti 2018 do jetë vit i vështirë
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka nisur takimin e parë me gazetarët për vitin 2018, “një bashkëbisedim për situatën politike në vend.”
Kryemadhi e nisi fjalën e saj me një përmbledhje të situatës politike dhe ekonomike të vitit 2017. Veçanërisht tek kjo e fundit, Kryemadhi theksoi se qeveria është e paaftë për të thithur investime të huaja për shkak të korrupsionit, trafiqeve dhe institucionet prestigjioze e kanë bërë të qartë se reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave nuk do të bëhen nëse nuk do të kemi nëj familje të fortë ekonomikisht.
E pyetur nëse LSI-ja i frikësohet Reformës në Drejtësi, siç pretendon Kryeministri Edi Rama, Kryemadhi theksoi se LSI-ja nuk e njeh frikën, as ajo vetë personalisht, por është kryeministri që mund të jetë një i pandehur për mënyrën si ka vepruar. “Ka sa të duash prova, – tha Kryemadhi, – kujto padinë e ngritur nga ne për thirrjen që ai i bëri Policisë për të hequr kapelen dhe mbledhur vota gjatë zgjedhjeve.”
Kryemadhi e nisi fjalën e saj me një përmbledhje të situatës politike dhe ekonomike të vitit 2017. Veçanërisht tek kjo e fundit, Kryemadhi theksoi se qeveria është e paaftë për të thithur investime të huaja për shkak të korrupsionit, trafiqeve dhe institucionet prestigjioze e kanë bërë të qartë se reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave nuk do të bëhen nëse nuk do të kemi nëj familje të fortë ekonomikisht.
E kam bërë të qartë edhe në takiminm me ambasadorin amerikan Donald Lu rëndësisnë e ligjit të Dekriminalizimit. Z. Rehovica e ka marrë vendimin e tij se do t’i drejtohet Gjykatës për të pastruar figurën e tij. Nuk dua të bëj as rolin e prokurorit as të gjykatësit dhe ne do të vazhdojmë me kthimin e Shqipërisë në normalitet.
Në beteja të tilla do të ketë vendime me të cilat disa herë do të jemi dakord ose jo, por duhet të vazhdojmë. Ne do të përfaqësohemi tani me znj. Caka e cila do të jetë një përfaqësuese dinjitoze.
Pyetje: Nga se trembet LSI-ja në Reformën në Drejtësi, siç pretendon z. Rama?
Meqë zoti Rama ëhstë frikacak mendon se të tjerët janë frikacakë. Ne nuk e njohim frikën. Drejtësia vendoset nga institucionet, jo nga z. Rama. Ai mund të jetë një i pandehur i drejtësisë shumë shpejt dhe për mënyrën si ka vepruar.
Për koalicionin e famshëm. Kujtoj se janë mbi 20 fjalime të z.Ram qëderi më 1 qershor ai bënte thirrje për koalicion dhe rikthim të LSI. Pra ai shquhet për manipulim. Pra, pavarësith nga fjalimi i tij në Asamble, nuk mund të ndryshojë asgjë se çfarë ëhstë shkruar në 2018 për fatin e tij politik.
KOHA JONË SONDAZH

