FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri informon grupin parlamentar të PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin parlamentar të PS për ta informuar me takimet dhe diskutimet që pasur në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.

Rama e ka nisur fjalën e tij me pozicionin e favorshëm që ka Shqipëria lidhur me hapjen e negociatave dhe ka vazhduar me përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë, konfirmuar dhe nga takimi që ka pasur me kryeministrin grek Aleksis Tsipras në Davos.

“Në momentin që flasim, – tha Rama, –  Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. Progresi i shënuar për 5 prioritetet, rezultateti spektakolar në luftën kundër kanabisit tregojnë se fantazitë e ushqyera nga frika e një pjesë e spektrit politik dhe propaganda për medemek kapjen e drejtësisë janë dokkrra. Janë dokrra se po të ishte ndryshe, askush jo më BE e SHBA nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpkjes për të kapur drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kushte nënvizoj domosdoshmërinë që opozita ka të drejtën e vet të ketë një kalendar që nuk përputhet me fokusin që duhet të ketë për të garantuar hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin për të krijuar kushtet për dialog. Sigurish që dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar dhe nëse në temën e drejtësisë, opozita kanë vijimësith në pozicion antihistorik, kjo është ëprgjegjësi e saj, por shpresoj që në temën e reformës zgjedhore të ketë dialog dhe progres dhe sens urgjence nga palët për t’ë mos i lënë çështjet e reformës zgjedhore në momentin e fundit. Ne do jemi të hapur që kur opozita të kërkojë dialog dhe mirëkuptim, të mos jetë shumica jonë problemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155516893856523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?