Kryeministri Rama: Çmimi i naftës do të vazhdojë të rritet!
Kryeministri Edi Rama doli mëngjesin e sotëm në një konferencë për media dhe tha se çmimi i naftës, që tashmë ka kapur shifra rekord, do të vazhdojë të rritet.
Rama deklaroi se kjo vjen si pasojë e luftës dhe konfliktit në Ukrainë.
Sipas tij, kërcënimi i djeshëm nga Rusia se do ta çojë çmimin në 300 dollarë, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e tregtisë së naftës, as në krizat më të mëdha.
“Sot dëshirojmë të flasim në mënyrë specifike për energjinë, pasi është palca e shtyllës kurrizore të sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur dhe jo më çdo muaj, por çdo ditë. Ju e kujtoni se para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte, por natyrisht pa më shkuar ndërmend për asnjë sekondë se lëvizja e lexueshme gjeopoolitike e Rusisë në ato momente për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokarbure ishte preludi i një lëvizjeje të armatosur. Sot, çmimi i brendit të naftës ka kërcënuar dhe vazhdon të rritet. Nuk ka qenë e largët koha kur fuçia ishte 40, dhe sot jemi në 127, në këtë moment, para se të hynim këtu. Jo më larg se dje një prej përfaqësuesve të lartë të qeverisë ruse ka kërcënuar me një çmim në 300, që është një gjë e pandodhur në historinë e tregtisë së naftës, e pandodhur as në krizat më të mëdha”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

