FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama: Financim 14 milion dollarë për fermerët, do t’i mbështesim me naftë falas

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend për paketën e rezistëncës sociale, që qeveria ka ndërmarrë për krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve.

Në fjalën e tij, Rama tha se kjo paketë, e cila pritet të miratohet sot në Kuvend, shton mbështetjen për naftë falas për fermerët.

E ndoqa me vëmendje interpelancën. Nafta për fermerët e cila qysh prej vitit të shkuar, është një produkt i subvencionuar nga qeveria në funksion të mbështetjes së fermerëve përmes një skeme që e bën të pamundur devijimin që për fat të keq ka ndodhur në të shkuarën ku janë provuar skema të subvencionimit të naftës për fermerët. Kemi mbështetur drejtpërdrejt fermerët, prodhimin dhe transportin. Kjo paketë e rezistencës sociale, shton mbështetjen për fermerët me naftë falas duke bërë kompensimin e plot të të gjithë pjesës së taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes dhe bën të mundur që për këtë skemë të financohen 14 mln dollarë. Është një shumë domethenëse e cila adreson nevojat e parashtruara përmes aplikimeve të fermerëve. Skema ka dhe një tjetër efekt pozitiv, po rrit në mënyrë të ndjeshme formalizimin dhe po ndihmon që të zgjerohet i gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit për tokat fermerët dhe fermat”– tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?