Kryeministri Rama: Said Dollapi shpëtoi mirë se jashtë shtetit mund ta pësonte më keq
Kryeministri Rama në një dalje para medias tha ndër të tjera se rrahja e Said Dollapit, sekretarit organizativ të PD, mund të ishte eleminuar si ngjarje, ndonëse po të ishte në një vend tjetër demokratik do ta kishin rrahur më keq! Kryeministri shtoi se Said Dollapi i iku policisë, ndaj dy oficerët e policisë e ndoqën dhe e kapën.
kryeministri vazhdoi duke justifikuar policët që rrahën barbarisht Dollapin në ato momente.
“Dikush qe iken policisë me vrap e ka një arsye që ikën me vrap. Në vende me demokraci shume më te mirë se e jona do ta kishte pësuar shumë më keq. Te veprosh në ato kushte te jesh nën flakë e gurë e nën një presion shtazarak nuk është gjëja më e kollajshme. I kuptoj ata dy punonjës policie që bën një veprimt të tepërt, por duke e gjykuar ne nga ekrani. Ama tupr më te madh e përqeshje më te madhe me ate incident, ta kthesh në një histeri për te provuar se në 7 orë ishte policia shkaktarë e gjithë asaj që pamë, nuk ka. Dua ta them këtë se kam pasur shumë mësazhe njerëzish të revoltuar”, tha Rama.
Pra sipas kryeministrit rrahja shtarazake e Said Dollapit nuk ka ndonjë gjë në raport me bombat molotov që hodhi opozita!
Të gjithë shikuesit panë dje live se si policia e dhunoi pa asnjë shkak.
KOHA JONË SONDAZH

