Kryeministri Edi Rama takon Presidentin Ilir Meta
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me presidentin Ilir Meta. Takimi është bërë në zyrën e kreut të shtetit në Presidencë, rreth orës 19:00.
Takimi ka pasur në qendër të bisedës çështjet e nxehta të aktualitetit, siç është çelja e negociatave me BE, debati për Teatrin Kombëtar, por dhe çështjen e negociatave për kufirin detar me Greqinë.
Takimi mes kreut të qeverisë dhe kreut të shtetit ka zgjatur rreth 30 minuta. Nuk mësohet saktësisht se ç’kanë biseduar Meta-Rama, por nuk besohet se nuk kanë biseduar për çështje të aktualitetit politik.
Tema e Godinës së Teatrit Kombëtar ku artistët kanë kërcënuar të futen brenda Teatrit për ta mbrojtur me jetën e tyre, ka mundësi të jetë biseduar mes kreut të Shtetit dhe kryeministrit.
KOHA JONË SONDAZH

