FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri rebel i Austrisë, poston në Twitter shpresën për Shqipërinë

Kryeministri i zgjedhur i Austrisë, njëkohësisht Ministër i Jashtëm në detyrë Sebastian Kurz me anë të një statusi në Twitter, ka shprehur kënaqësinë për takimin me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati dhe ka treguar disa nga çështjet që dy ministrat diskutuan.

“Gjithmonë është një kënaqësi të takohem me Ditmir Bushatin. Takimi i sotëm në Ministerialin e OSBE ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për bashkëpunim bilateral dhe ekonomik, si dhe për integrimin në BE gjatë presidencës së Austrisë në vitin 2018. Pres me dëshirë vitin e kulturës Austriako-Shqiptare 2018”-ka shkruar Kurz në profilin e tij zyrtar.

Këto fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë, nga njeriu që do të drejtojë BE-në përgjatë vitit të ardhshëm tregojnë dukshëm se në Bruksel hapja e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë është një vendim shumë i pritshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?