Kryeministrja britanike jep dorëheqjen, pezullohet BREXIT
Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Tereza May, mbajti një fjalim të përlotur teksa bëri me dije se po japë dorëheqjen. Ajo tha se ka bërë maksimumin deri tani por në 7 korrik do të dalë nga zyra më e lartë e vendit. Në një deklaratë të bërë nga ”Downing Street”, May tha se kishte bërë më të mirën për të respektuar rezultatet e referendumit të 2016-s.
May ka qënë nën presion për të dhënë dorëheqjen, pas një reagimi nga deputetë e saj kundër planit të fundit të saj për BREXIT. Ajo pranoi se tani nuk i ka mbetur më asnjë mundësi për ta votuar marrëveshjen e Brexit në Parlament por u bëri thirrje deputetëve të tjerë të bashkohen e t’i përgjigjen popullit për referendumin.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si kryeministrja e dytë femër”, tha May e përlotur. “Por sigurisht që s’do të jem e fundit”.

KOHA JONË SONDAZH

