Kryeprokurori i ri, Grupi i PS fton kandidatët: Kemi kërkesa shumë të thjeshta

Grupi i PS është mbledhur sot për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të vendit. Ulsi Manja, kreu i Komisionit të Ligjeve, theksoi se për Kryeprokurorin e ri ka kritere shumë të thjeshta: Shkollë magjistrature, grada dhe 15 vjet përvojë dhe ai ftoi kandidatët të aplikojnë.

“Kjo shumicë nuk ka tendencë të kapë asnjë institucion, as kontroll mbi dosjet, se sot pushtetin mbi dosjet e ka Gjykata.”

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mëngjesin e kësaj të hëne gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka treguar arsyet se përse nuk ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy arsyet kryesore sipas Manjës është bllokimi i ligjit të Vetting-ut dhe mungesa e ardhjes së kandidaturave nga shoqëria civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Komisioni i Ligjeve ka hapur procedurat për përcaktimin e Prokurorit të përkohshëm. Komisioni i Ligjeve ka vërejtur se ndryshimet kushtetuese, të cilat janë vendosur, nuk ka parashikuar zgjatje të mandatit të prokurorit, por përfundimin pas mandatit 5-vjeçar,” tha Manja.

Në fjalën e tij, deputeti socialist tha dhe se Kuvendi e ka detyrim kushtetues për përfshirjen në këtë çështje.

Taulant Balla, kreu i grupit, theksoi se afati i aplikimit është dita e martë, 12 dhjetor, ora 18:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?