Kryesia e LSI, Kryemadhi: Parlamenti është i dhunuesve

Sot është mbledhur Kryesia e LSI-së, me qëllim për të përgatitur aksionit politik në vijim. Në fjalën e saj, kryetarja Monika Kryemadhi, tha se parlamenti është i dhunuesve dhe nuk afron asgjë tjetër për opozitën, përveçse të shërbejë si dekor i dhunuesve.

”Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Ky është standarti që ka vendosur Edi Rama për Saimir Tahirin, Agron Xhafajn dhe së fundmi edhe për përdhunuesin e Fushë-Krujës. U them shqiptarëve që të mos e besojnë kurrë atë sepse është e keqja më e madhe e këtij vendi. Ai e ka rrrëmbyer shtetin dhe tani dëgjojmë dhe propozime qesharake prej tij, paketën anti-shpifje. Ashtu siç e quajti Xhisielën, përdhunuese, del se ai është njeriu më “i ndershëm dhe i pastër”, i shoqërisë shqiptare”,-tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?