FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryesia e PS vendos drejtuesit në qarqe. Kokëdhima përjashtohet

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. Kryesia e kësaj partie ka caktuar drejtuesit e qarqeve që do të drejtojnë fushatën zgjedhore.

Ministri Tahiri është kryetar qarku në Tiranë, ndërsa kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, do të jetë për qarkun Durrës.

Gramoz Ruçi është sërish në qarkun e Fierit, ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, është caktuar drejtues në qarkun e Beratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Damian Gjiknuri sakaq është caktuar në Vlorë, ndërsa Ditmir Bushati në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bledi Çuçi në Gjirokastër, Taulant Balla në Elbasan, ndërsa Ilir Beqja në Kukës.

Në Dibër do të jetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?