Kryetarja e LSI: Rilindja është sekt kriminal, nuk ka lidhje me PS

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se për opozitën dhe shqiptarët dallimi mes keqqeverisjes dhe PS është i qartë. Ajo tha se beteja e opozitës dhe lufta politika ndaj bandave qeveritare nuk është kundër socialistëve dhe PS, por kundër Rilindjes.

Në intervistën e dhënë në “News 24”, Kryemadhi tha se “rilindja është sekt kriminal, nuk ka lidhje me PS”.

Lidhur me bashkëpunimin me PD, Kryemadhi deklaroi se sot është më e rëndësishme për vendin që të ketë një opozitë të fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fronti opozitar ka nevojë për çdo grimë opozitare. Ne duam bashkimin e çdo opozitari për të rrëzuar këtë qeveri. Ne nuk duam vende në listat e deputetëve të PD dhe as nuk duam të ndajmë thelat e një qeverie imagjinare. Sot Shqipërisë po i rrezikohet demokracia. Dhe që të ketë demokrati, duhet të ketë opozitë të fortë. Qëllimi i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës. Ky është problemi i madh i shqiptarëve”,- tha Kryemadhi..

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shprehur dakordësinë për protestën opozitare që do të zhvillohet mesditën e 27 janarit. Në studion e “News24”, Kryemadhi tha se protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.

Sakaq, ajo ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste, e cila sipas saj ka për qëllim t’i rikthejë qytetarëve shqiptarë shpresën dhe mundësitë për jetesë më të mirë. “Sigurisht që jemi dakord me datën 27 janar. Bëhet fjalë për detaje të vogla që e vënë përpara protestën, që vë në lëvizje gjithë mekanizmin opozitar. Më 27 janar në orën 12:00 do të jemi në shesh për të zgjuar ndërgjegjen qytetare. Protestat do të jenë të pandalshme, do të jetë tradhti kombëtare nëse do të lejojmë Ramën të largojë shqiptarët nga vendi”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur lidhur me detajet e protestës, kryetarja e LSI tha se nëse e bën diçka të tillë “Rama do t’u shkojë në shtëpi njerëzve”. “Po të tregoj që tani detaje nga protesta, Edi Rama u shkon tek shtëpia njerëzve. Edi Rama nuk ka parë gjë akoma. Pasi ai historikisht ka paur një plan, që e realizoi. E kanabizoi Shqipërisë, siç e tha edhe CIA”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi tha se shqetësimi i opozitës duhet të jetë problemi që kanë sot gjithë shqiptarët, keqqeverisje, varfërinë, drogën dhe bandat. “Më datën 27 në orën 12:00 ne jemi në shesh. Koha e Edi Ramës mbaroi, dhe nuk ka për t’u kthyer më, pasi ka shpërngulur shqiptarët, ka shkatërruar familjet shqiptare, ka shkatërruar ekonominë, ka larguar investitorët. Do të ngrihen të gjithë ata shqiptarë që janë kundër gjobave, kundër korrupsionit, kundër dhunës. Këtu problemi është Edi Rama, dhe largimi i tij. Ky është qëndrimi ynë, dhe bashkëbisedimi që kemi me Bashën është për këtë. Ne kemi votat tona dhe elektoratin tonë, dhe PD nga ana tjetër ka hyrë bashkë me partitë e tjera”, tha kryetarja e LSI.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?