Kulla ”Mali i Tiranës”, qytetarët dalin në protestë: Larg duart nga parku
Një grup qytetarësh pjesë e ”Lëvizja Bashkë”, protestuan dhe këtë të martë për ndërtimin e kullës prej 65 katesh ”Mali i Tiranës” prapa Teatrit të Operës dhe Barletit. “Larg duart nga parku”,-thanë njëzëri protestuesit.
Ata u zotuan se do ta vijojnë protestën. Projekti “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin, ndërsa do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022.
Kurse Partia Demokratike kallëzoi në SPAK dosjen për kullën “Mali i Tiranës”. Kryetari Lulzim Basha thotë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. ”Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë është dëshmi e vullnetit tonë politik për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të inkurajuar transparencën mbi lidhjet e dukshme dhe të padukshme mes korrupsionit politik, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar”,-shkruan Basha.
KOHA JONË SONDAZH

