FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kushtet për në BE? Shteti ligjor, korrupsioni, fqinjët…

Dje në prezantimin e Strategjisë për Zgjerimin në atë që BE-ja e quan si një perspektivë të besueshme për rajonin, theksohet se shtetet ballkanike duhet të zhdukin elementët e kapjes së shtetit, lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes, dhe përzierjen e interesave private me ato publike.

Kërkohet gjyqësor i fuqizuar dukshëm dhe i pavarur, e thelbësor konsiderohet fuksionimi i strukturave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Theksohet nevoja, që “qeveria t’i sigurojë opozitës mundësinë për të bërë plotësisht rolin e saj, dhe që opozita të përfshihet në proceset demokratike në mënyrë konstruktive. Zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kërkesë e detyrueshme e BE-së është pajtimi dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë, pasi unioni nuk do të pranojë të importojë mosmarrëveshje dhe paqëndrueshmëri brenda vetes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veçanërisht sinjali bëhet i qartë për Serbinë dhe Kosovën. “Zgjidhjet përfundimtare dhe detyruese duhet të gjenden dhe zbatohen para se një vend të anëtarësohet”, thuhet në strategji, ndërsa udhëheqësit e rajonit nuk duhet të lënë asnjë dyshim, që orientimi i tyre strategjik është BE-ja.

Katër fushat e tjera, ku unioni dhe Ballkani lidhen në këtë udhërrëfyes integrimi, janë Siguria dhe migracioni, Zhvillimi social-ekonomik, Transporti dhe ndërlidhja e energjisë, si dhe Agjenda dixhitale.

Viti 2025 u vendos në strategji jo si nja afat zyrtar, por si një perspektivë ambicioze që kërkon mund dhe përkushtim.

Marrë nga Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?