FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kushtetuesja”, Meta takime me ish-presidentët, pasdite pret përfaqësuesit e shoqërisë civile

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas takimeve të ditës së djeshme me krerët e partive të opozitës së bashkuar jashtëparlamentare dhe me ish-presidentin Rexhep Mejdani, sot  pritet të takohet dhe me ish-presidentët, Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Njoftohet se Presidenti Meta do të zhvillojë takimin e parë me ish-presidentin Sali Berisha në orën 12:00 në Presidencë.

Presidenti Meta ka qenë i qartë gjatë gjithë këtyre ditëve për kompetencat e tij në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Mësohet se e vetmja çështje, për të cilën ai kërkon edhe mendimin e paraardhësve të tij, për të arritur në një mendim kolegjial, është ajo nëse Presidenti mund të shpërndajë Parlamentin, pasi përcaktimi kushtetues në nenin 96, pika 4, i jep të drejtë Presidentit ta shpërndajë Parlamentin vetëm “kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, burime nga Presidenca bëjnë me dije po ashtu, se pasditen e sotme, saktësisht, në orën 17:30 Presidenti Meta do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara me monitorimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy ditë më parë, kreu i shtetit la të kuptohet se mund të firmosë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit në një kohë të afërt.

Parlamenti një ditë do të shpërndahet, nuk është ky problemi, puna është se ky Parlament kot sa rri edhe një ditë më shumë në këtë mënyrë si sillet. Ju e dini shumë mirë se Parlamenti shpërndahet gjithmonë me dekret të Presidentit”, u shpreh Kreu i Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?