Kuvend/ Basha flet për një qeveri të re antimafia: Të përballemi në shesh me…

Fjala e sotme e kryedemokratit Lulzim Basha në foltoren e Kuvendit ishte një thirrje e hapur për çdo shqiptar që të bashkohen e të ngrihen, kundër qeverisë.

Kreu i demokratëve foli sot i sigurt për një qeveri tjetër, qeveri antimafia siç e quajti ai, e cila do të vijë vetëm nëse shqiptarët bëhen bashkë e përballen në shesh me të keqen.

“Nëse rrini në shtëpi do vazhdojnë t’ju tallin. Asnjë qeveri sado e korruptuar nuk i reziston dot bashkimit të qytetarëve, të bëhemi mijëra në shesh të përballemi me të keqen. Ju ftoj sot të gjithëve pa përjashtim, ejani të shtunën dhe deklaroni mospranimin e së keqes, ngrini zërin për çdo padrejtësi që u është bërë. Të diktojmë fundin e kryeministrit narkotrafikant, që të nisë një qeveri e re antimafia. Ta mundim mallkimin se shqiptarët nuk bëjnë dot demokraci si gjithë Europa”,- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kryeopozitarin Shqipëria është në prag të falimentimit ekonomik dhe e marrë peng nga bandat e kriminelët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E shikoni si është katandisur kjo sallë, kështu katandiset parlamenti kur mazhorancën e zgjidhin Durim Keçat, Balilajt, Habilajt. Ky është fati i asaj që duhet të jetë tempull i demokracisë. Shqipëria sot është në prag të falimentimit ekonomik. 13 mijë biznese mbyllën dyert vitin e shkuar, nëse nuk e ndalim sot Shqipëria do të falimentojë. Kriminelët, banditët janë lënë të lirë rrugëve”,- tha ai ndër të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?