Kuvend, sot hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të hedhë sot shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Hedhja e shortit do të bëhet në drejtimin e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, pasi Kryetari Gramoz Ruçi ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA.
Kunder hedhjes së shortit janë deklaruar me forcë dje, PD-ja dhe LSI-ja, të cilat e kanë konsideruar si antikushtetues dhe se të drejtën e hedhjes së tij e ka Presidenti i Republikës.
Ja njoftimi i plotë i Kuvendit:
Në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në datë 7 dhjetor 2017 ora 10:00, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Hedhja e shortit do të zhvillohet në drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Vasilika Hysi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.
Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të:
-përfaqësuesve të dërguar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë
-përfaqësuesve të grupeve parlamentare
-përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare
-medias
Ftohet media të ndjek dhe të pasqyroj këtë veprimtari. Aktiviteti do të zhvillohet ne regji qendrore nga TVSH.
Më poshtë lista e kandidatëve nga institucionet përkatëse:
Gjykata Kushtetuese
Gjykata e Larte
Keshilli i Larte i Drejtesise
Prokuroria e Pergjithshme
KOHA JONË SONDAZH

