FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Largohet edhe një deputet nga PS, shkon te partia e Agron Dukës

Një tjetër deputet pritet të largohet nga radhët e Partisë Socialiste. Këtë herë ai nuk duket se do të krijojë një parti të re, siç bëri deputeti ish-socialist, Ben Blushi, por pritet që deputeti në fjalë ti bashkohet Partisë Agrare të Agron Dukës.

Burime nga kjo forcë politikë i thanë Citynews se ka negociata mbi një dakortësi me deputetin socialist të Gjirokastrës, Vladimir Kosta.

Kosta është i zgjedhur si deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Ai hyri në parlament pas dorëzimit të mandatit nga deputetët Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj. Kosta ka qenë kritik i ashpër i koalicionit PS-LSi dhe i kryeministrit Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Vladimir Kosta ka hedhur kritika të ashpra ndaj partisë ku ai bën pjesë, por së fundmi duket se do të jetë një nga kandidatët e Partisë Agrare në një nga qarqet e vendit./citynews

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?