FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lefter Maliqi nxjerr videon: Ja pse e refuzoj 30 qershorin

Deputeti Lefter Maliqi ka publikuar, në rrjetet sociale, një video të kryeministrit Edi Rama duke folur në telefon me një qytetar. Në audio dëgjohet Edi Rama duke folur me një gjuhë e fjalë e fjalor aspak ektik dhe të zakontë për një kryeministër.

Krahas videos, Maliqi ka renditur edhe arsyet se përse e refuzon 30 qershorin.

Në vijim postimi i plotë i Maliqit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Video flet vet… Refuzoj 30 qershorin, perveç lidhjeve me krimin, bandat, pasigurisë, rënies ekonomike, mosmbajtjes së premtimeve, emigrimit masiv, dënimeve politike, dënimeve për energji elektrike, per 3 gr drogë të njerëzve pa ekonomi, pa përkrahje etj. kurse vrasësit, bosët e drogës, mafia që blen e shantazhon për vota ku implikohen banditë, ministra, deputetë, kryebashkiakë sipas përgjimeve të Bild, ku dosjet kanë dy vjet në prokurori kanë zenë pluhur. Shqipëria para 2 vjetësh u mbush me drogë, tepsia e rilindjes ishte ushqim për oligarkët, mafien dhe jo për socialistët dhe shqiptarët. Refuzoj 30 Qershorin më ndiqni miqtë e mi, jam si ju dhe do mbetem si ju, për demokraci jo diktaturë, për zhvillim jo shkatërrim, për rend jo për pasiguri, për premtime jo për mashtrime, për paqe jo për tritol e konflikte, për endrrën Europiane jo për izolim. Zoti ju bekoftë. Refuzoj të votoj në 30 Qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?