FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lindita Nikolla uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit: Gëzuar dhe agjërim të lehtë

Sot, më 2 prill, nis muaji i bekuar i Ramazanit.

Duke u uruar “Agjërim të lehtë!” gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, shprehet se “Muaji i Ramazanit, si muaji i sakrificës e përkushtimit, gjeneron ndjenja dhe emocione të fuqishme fetare, njerëzore, miqësore e sociale.

Muaji i Ramazanit na rikujton se përveç Zotit, besimtarët, dhe të gjithë qytetarët duhet t’u përkushtohemi edhe njeri-tjetrit, nevojtarëve, të dobtëve, të sëmurëve, të varfërve dhe të pambrojturve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të krijojmë kushtet që gjithkush të jetojë e të gëzojë në mirëqenie, harmoni, paqe e solidaritet më të tjerët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gëzuar të gjithë besimtarëve myslimanë, këtu në Shqipëri dhe ne Diasporë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?