Lirimi i Sotës, Manjani: Mjafton të jesh me qeverinë, vuan pak por…

Lirimi i bizesmenit Orest Sota, ka çuar në një debat politik me akuza ndaj qeverisë. Pas reagimit të PD-së, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në facebook, thekson se mjafton të jesh në anën e qeverisë dhe nuk të gjen gjë.

”Mund të vuash pak, por në fund je njeri i lirë! Të gjithë të tjerët shpallen fajtorë që në komisariatin e policisë. Në gjyq dalin kot se vendimin e merr qeveria”,-shkruan Manjani.

Më tej ai shkruan se besimi tek drejtësia nuk është më as 0. ”Është në vlera negative! Kemi bërë reformë të drejtësisë, por vetëm drejtësi nuk bëhet! Veshtirë të bëhet kur qeveria është edhe kapterri edhe polici edhe gjykatësi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi u mbajt dy muaj në paraburgim, për t’u hetuar, Orest Sota u la i lirë ditën e ditëlindjes, me detyrimin për t’u paraqitur pranë organeve të hetimit dy herë në muaj. Gjyqtarët e Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku, pranuan ndryshimin e masës përballë garancisë pasurore prej 5 milionë lekë të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i plotë

Për sa kohë qeveria është mbi drejtësinë dhe ligji penal lejon arrestime pa prova, ligji nuk zbatohet e as ka për tu zbatuar ndonjëherë njësoj për të gjithë!

Mjafton të jesh në anën e qeverisë dhe nuk të gjen gjë! Mund të vuash pak, por në fund je njeri i lirë!

Të gjithë të tjerët shpallen fajtorë që në komisariatin e policisë. Në gjyq dalin kot se vendimin e merr qeveria!

Besimi tek drejtësia nuk është më as 0. Është në vlera negative! Kemi bërë reformë të drejtësisë, por vetëm drejtësi nuk bëhet! Vështirë të bëhet kur qeveria është edhe kapterri edhe polici edhe gjykatësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?