LIVE/ Denoncimi i Xhiseilës, Basha: Gjithë shteti përballë një jetimeje

Lideri i opozitës Lulzim Basha do të flasë sot nga studioja e emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24 për gjithë situatën politike, aksionet e opozitës si dhe gjendjen në vend.

Përballë tij ndodhen edhe analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati. Ky është emisioni i parë i sezonit të ri.

Ylli Rakipi: Zoti Basha mirëmbrëma, faleminderit që jeni me mua?
Lulzim Basha: Mirëmbrëma dhe urime që u ribashkuat. Suksese!

Swiss Digital Desktop Reklama

Lulzim Basha: I vetmi që mund të hyjë në linjë telefonike është Rama. Ai që ka 24 orë që hesht, siç heshti për Zaganin. Në shoqërinë tonë por dhe shoqëri të tjera ka raste të tilla. Çfarë përbën një kambanë alarmi, është një vajzë jetime që merret, rrëmbehet, dhunohet, përdhunohet, digjet me cigare, i vihet pistoleta në kokë shkon të bëjë kallëzim dhe e kanë përcjellë. Nuk është i pari ai në korrik. Në korrik prapë e kanë përcjellë dhe në Fushë Krujë në vend që ti ofronin mbrojtje, ngrihet gjithë shteti për ta shpallur një vajzë që ka dëlirin e xhelozisë për të mbrojtur djalin e deputetit të zonës. Gjithë shteti i bërë një sh në një akt të ulët kriminal përballë një vajze të pambrojtur. Kjo është pjesa tronditëse. Përpara një jetimeje të dhunuar, pa asnjë mbrojtje, hidhen të gjithë, policë, prokurorë, kryetarë bashkie dhe media shtetërore e blerë me paratë e shtetit për të mbuluar këtë akt të rëndë kriminal dhe për të sulmuar oficerin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analisti, Fatos Lubonja, problematikën më të madhe në këtë ngjarje e sheh te mosreagimit i shoqërisë civile.

Lubonja: Ajo që e bën shumë të rëndë për mendimin tim, është mosreagimi. Mbyllja e gojës, heshtje dhe manipulimi. Historia ka njohur shumë ngjarje të tilla, ku mafia, me historitë e tyre dhunojnë e përdhunojnë. Këtu tani është se ne jemi në një kohë tjetër, dhe gjeja më e rëndë është se kur këta të dalin njerëz të pushtetit.Shumë trafikantë e kanë nisur me prostituta, kanë ngritur motele dhe hotele në këtë vende. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me njerëz të pushtetit, sepse nuk kanë frikë. Këtyre iu duket vetja të paprekshëm, janë prokuroria, policia, por dhe gjykata. Ky është rreziku. Të jemi solidar me atë vajzë, por edhe rreziku që mund t’i kanoset kur të ndeshet me këtë njerëz. Shoqatat që marrin para për rolin e shoqërisë civile,  sot nuk flasin aspak për këtë ngjarje”, tha Lubonja.

Andi Bushati: Kemi një përdhunim, një masakrim të një vajze dhe në anën tjetër djali i një deputeti i lirë. Në një vend ku detyrohet viktima të bëjë mbrojtësin e përdhunuesit, këtu çdo gjë ka marrë fund. Ne kemi folur shumë edhe për pushtetin e rilindjes. Si ka degraduar ky pushtet.
Një histori e ngjashme ndodhi sa mori Rama pushtetin. A mjafton opozita më vetëm me denoncime?

Lulzim Basha: Taulant Balla një bandit i zhytur në krim shkon atje për të dhunuar viktimën e përdhunimit. Ai është i zhytur deri në fyt. Ka bërë miliona me banda kriminale. Rama është njeriu që bërtiti deri në Bruksel për Griseldën, ndërsa tani bën memecin.

30 vite kemi dështuar të plotësojmë kriteret minimale të një demokracie europiane. 30 vite që përballemi me korrupsionin. Sidoqoftë ka pasur një zigzage, që na ka sjellë deri para 5 vitesh. Më parë kishim një sistem politik që inkriminohej. Sot kemi të bëjmë me një sistem politik të inkriminuar.

Rama ka shkrirë në një interesat kriminale, ekonomike dhe politike, mediatike.

Cili është thelbi i këtij sistemi që ka ndërtuar Rama. Ka zhdukur konkurrencën, nuk ka garë. Nuk ka ekonomi të lirë të tregut. Ka zhdukur konkurrencën politike, ka kapur mediat.

Edi Rama do të fitojë zgjedhjet në Krujë. Shko në Krujë, një bashki e drobitur nga varfëria dhe krimi. Shkon dhe pyet kush është më i forti këtu? Rrahmani, hajde këtu, ti do marrësh Krujën, ti sill votat dhe do bësh çfarë të duash.

Shkon Rrahmani ditën e zgjedhjeve dhe është përfshirë në manipulime dhe kur merr pushtetin bën ç’të dojë.

Djalin e tij e mbron shteti, parlamenti, policia, prokuroria dhe pasi plas skandali nga një polic i zakonshëm, çfarë ndodh, thërret median e vet. E çfarë thonë, kjo nuk është viktimë e përdhunimit, është e dashur xheloze. Është një media që ka marrë miliona euro koncesione nga Edi Rama.

Vetingu ne politike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpjeguar platformën e opozitës për vetitngun në politikë, duke u ndalur tek aspektet kryesore. Në emisionin “Të Paekspozuerit” kryedemokrati Basha tha se me këtë proces synohet t’i jepet fund lidhjes së politikës me krimin.

Çfarë është vettingu në politikë?

Shqiptarët e mbajnë mend fare mirë se në parlamentin e kaluar Rama futi njerëz pa lidhje me politiken, po as me PS, por vetëm se u angazhuan në fushatën e 2013. Një pjesë tyre ishin dënuar në vendet e BE për vrasje në krimin e organizuar, trafik droge, etj. Emra të njohur për publikun nga Mark Frroku, Armando Prenga, Elvis Rroshi. Pas situatës së krijuar pati një konfrontim në Parlament, më pas pasoi bojkoti, dhe nisur nga kjo gjendje u kalua në ligjin e dekriminalizimit. Ky ligj ka larguar plot 333 zytratë të lartë, nga deputetë, e deri te administrata.

Ju akuzoni njëri-tjetrin… deri ku e caktoni ju, deri ku shkon ky vetting?
Pse ka nevojë për vettingun në politikë. Pasi marrëdhënia e politikës me krimin është transformuar, nuk janë më në Kuvend kriminelet, por janë politikanët e lidhur me krimin. Është i njëjti përkufizim që përdoren për vetting në drejtësi. Me këtë proces, politikanët e lidhur me krimin duhet të hetohen. Ne jemi në kushtet kur kemi një ministër të Brendshëm që ka vëllain trafikant të dënuar drogë në Itali. Për këtë proces ka nevojë, dhe kjo nuk ka nevojë të shpjegohet. Po kështu është rasti i taulant ballës, i cili thotë se e kam mik familje një të dënuar. Kemi Ergys Çyrbjen. Nëse pranojmë që ky është problemi, atëherë propozojmë një zgjidhje.

vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?