FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LIVE/Juncker në Tiranë, Rama: I kemi bërë detyrat e shtëpisë

Presidenti i Komisionit Europian, pas takimit me kreun e qeverisë Edi Rama, kanë dalë në një konferencë për shtyp. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se qeveria i ka bërë detyrat e shtëpisë, dhe se vendi meriton që të marrë rekomandimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit.

”Kjo vizitë është përmbushja e një zotimi të vjetër por të mbajtur në momentin më të mirë të mundshëm. Vjen pak kohë përpara momentit të vendimarrjes për rekonmandimin e Komisionit Europian për çeljen e nevgociatave me Shqipërinë dhe pak pas publikimit të strategjisë së re të zgjerimit që përbën një bazë inkurajuese për të gjitha vendet e rajonit tonë. Ne u takluam në dhjetor në Bruksel dhe sot pata mundësinë dhe privilegjin ta informoj nga afër Presidentin për zhvillimet e reja, ecurinë e reformave dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar të jetë nga njëra anë në një proces intensiv përafrimi me BE përmes punës së përditshme në vendin tonë dhe nga ana tjetër një aktor konstruktiv për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e fqinjësisë së mirë për gjithë rajonin”,-tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155597313831523/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?