LIVE/ Berisha: Rama po përgatit lirimin e Bajrajve! Ata po e kërcënojnë me një VIDEO

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama po përgatit lirmin nga burgu të anëtarëve të bandës famëkeqe të Shkodrës atë të Bajrajve.

Sipas tij ata po e kërcënojnë Ramën me një video, ku ai është duke festuar në Shkodër sëbashku me ata.

“Po përgatitet lirimi i Bajrave sepse kanë videon e Edi Ramës në lokal në Dobraç dhe po e kërcënojnë. Rama ka qenë në mbledhje me ta në aheng. Kush e çoi ministrin e jashtëm tek Safet Bajri për votën e Dukës. Nuk shkoi ministri i jashtëm për Bashkim Finon. Ai vajti dhe i tha që të burgosë për 3 ditë rresht presidentin e Velipojës, që të mos votonte për Dukën”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ja si mund të largohet Rama dhe bandat e krimit”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sërish se zgjedhjet me Edi Ramën ja të pamundura. Ai tha se ka ardhur koha që votat e shqiptarëve të mos numërohen nga banditët.

Sipas tij e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama, dhe e vetmja mënyrë për ta larguar atë është përballja me këtë të keqe.

“Së pari dua të bëj një vërejtje substanciale, e hape emisionin duke krahasuar të pakrahasueshmen, tek vërtetësia e kam fjalën unë. Kemi të bëjmë me dy pole të kundërta, njëri pol ku çdo frazë është një gënjeshtër, dhe poli tjetër që përpiqet të thotë të vërtetat që në garë me gënjeshtrën janë në vështirësi, sepse shpejtësia e gënjeshtrës është më e madhe se shpejtësia që lëviz e vërteta. Të kthehem tek teza juaj. Së pari unë nuk kam hequr dorë kurrë nga parimi i marrjes së pushtetit me votën e lirë, këtu jam i palëkundur. Por siç kanë provuar zhvillimet e dy zgjedhjeve të fundit, institucioni i votës këtu ka vdekur, mirëpo ky është sistemi më themelor i një sistemi të lirë. Sipas raportit të BE-së që 20 për qind e votës është blerë, atëherë ndërrimi i pushtetit me votë është e pamundur, sepse kampet elektorale me 20 për qind e diferencë është e pamundur. Por çfarë mesazhi i dha Rexhep Rraja Lulzim Bashë: Do ta shohësh në zgjedhje. Ai e zgjidh problemin e votave me qytën e revoles. Nuk mund të them një qytet të madh, Për dramën e këtij vendi votat dhe votimi përcaktohen nga bandat. Cila është zgjidhja? Ajo ëhstë përballja, që shqiptarëve të mos ua numërojnë votën Bajrat, Lul Berisha, Rrahjat apo bandat e Elbasanit. Për të zgjidhur këtë problem opozita duhet ti japë ultimatum secilës bandë, që po lëvize kokën ta kam mat me pe, por kjo nuk është zgjidhja. Opozita merret me atë që lidh të gjitha fijet e bandave. Njeriu që lidh fijet e bandave më të rëndësishme të këtij vendi e ka emrin Edi Rama. Bandat e arrestuara janë arrestuar nga opozita”, u shpreh Sali Berisha.

Ndiqni debatin LIVE në Ora News.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/173246260263352/

– Qëndrimet e hapura politike të Doktor Berishës, mbeten nga më radikalet në Partinë Demokratike. Ai qëndron, që ditën e parë pas dorëheqjes së tij, gjithonjë në vijën e parë politike të sulmit dhe të reagimit.

– Ka më shumë statuse, intervista, apo diskutime të ndezura se çdo politikan tjetër aktiv, dhe qëndron në këtë aktivitet, vetëm pas kryeministrit që shfaqet përditshmërisht ekraneve dhe rrjeteve sociale.

– Përse tezat e tij politike më kryesore opozitare, lihen mënjanë nga Fronti Opozitar? Nuk vlerësohen, janë të përllogaritura gabim, apo gjithmonë lihet hapur, një deriçkë bashkëpunimi me Edi Ramën?

– Djegia e mandateve të deputetëve, apo bojkoti i zgjedhjeve të ardhshme, kanë patur, herë një kundërshtim të pazëshëm dhe herë një distancim të hapur nga Opozita, ndërkohë që Berisha nuk tërhiqet, nga parashtrimi i rrugëzgjidhjes së tij politike.

– Çfarë mendojnë sot amerikanët dhe ndërkombëtarët e BE, për të ardhmen politike të Shqipërisë?

– Reforma në Drejtësi, ka hyrë në binarët e duhur?

– Kë do të godasë SPAK-u dhe a ka frikë Berisha nga një goditje personale ndaj tij si politikan?

– Partia e sotme Demokratike, a është sot edhe partia e vendimmarrjes së tij?

– Çfarë mendon Berisha në lidhje me ngjarjet më të fundit për rastin e Xhisiela Malokut, mund të quhet ky, tashmë një rast i mbyllur?

– Çfarë strategjie duhet të zgjidhet me Edi Ramën dhe çfarë do të bëjë PD në zgjedhjet e ardhshme?

– Oligarkët, a kemi të tillë dhe kush janë sot ata?

– A ishin Oligarkët e sotëm, miqtë e djeshëm?

– Platforma Basha, për Vettingun në Politikë, duket se nuk gjeti sa duhet mbështetjen te ndërkombëtarët! Cili është gjykimi i Berishës për këtë?

– Në verën e kaluar, Fronti Opozitar premtoi protesta të mëdha, që në Shtator, përse nuk po marrin jetë ato?

– A do të mundet Berisha ta bashkojë Partinë Demokratike, në një qëndrim të vetëm dhe a mund ti jepet fund sulmeve direkte që disidentët e sotëm, bëjnë përditshmërisht kundër Lulëzim Bashës?

– Përse shqiptarët, sot më shumë se dje, duken më të pandjeshëm dhe më të pashpresë, se zgjidhja e halleve të tyre, mund të vijë nga politika?

– Përse ata, zgjedhin si rrugë të parë, largimin e tyre fizik dhe sidomos të fëmijvë të tyre, nga Shqipëria?

Sonte në “360 Gradë” të ftuar ne studio: 

1. Sali Berisha
2. Arian Çani
3. Beti Njuma

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?