LSI Durrës: Rilindja shpenzon 700 euro për një pjatë në Dubai. Banorët e prekur nga tërmeti ende në çadra
Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës, Rexhina Leka ka publikuar pamje të banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët kalojnë dimrin e dytë në çadra. Leka sjellë në vëmendje faktin se një ditë më parë, ministra të qeverisë u panë në një prej lokaleve më luksozë në Dubai.
“Teksa “rilindja” shton dhjamin dhe kënaq grykësinë e saj me 700 euro pjata në Dubai ja si është sot gjendja e banorëve të Durrësit që po kalojnë dimrin e dytë në çadra. Janë 8,000 banorë në këtë gjendje. Fund “rilindjes”, – Duhet qeverisje që kujdeset për njerëzit e thjeshtë”,- deklaron Rexhina Leka, anëtare e Kryesisë së LSI Durrës.
KOHA JONË SONDAZH

